Krijo

Ndërtues sajtesh me AI, në shqip

Përshkruaje biznesin. Sajtin e ndërtojmë ne.

Krijo shkruan tekstet, harton dizajnin dhe e publikon sajtin tënd në pak minuta. Pastaj e ndryshon duke biseduar, pa kod.

20 kredite falas · pa kartë

Tre hapa, pa takime me agjenci

  1. Përshkruaj

    Një ose dy fjali për biznesin: çfarë bën, ku je, për kë.

  2. Shiko dhe ndrysho

    AI-ja ndërton sajtin. Ti i kërkon ndryshime me fjalë të thjeshta.

  3. Publiko

    Një klikim dhe sajti është online, me formular kontakti që punon.

Çfarë përfshihet

Tekste në shqip të mirë

Me ë dhe ç në vendin e duhur, me ton që i përshtatet biznesit tënd.

SEO që në fillim

Titull, përshkrim, schema.org, sitemap dhe HTML që Google e lexon pa vështirësi.

Formular që punon

Mesazhet e klientëve vijnë në panelin tënd. Nuk humbet asnjë.

Versione të ruajtura

Çdo ndryshim ruhet. Kthehesh te çdo version i mëparshëm me një klikim.

Gati për celular

Çdo sajt ndërtohet fillimisht për telefonin, pastaj për ekranet e mëdha.

Të dhëna të sinqerta

Kur AI-ja nuk e di numrin e telefonit apo çmimet, i shënon qartë si vende bosh, nuk i shpik.

Plane që rriten me ty

Hostim, SSL, SEO dhe kredite mujore AI në çdo plan. Plani vjetor: 3 muaj falas. Anulo kur të duash.

Starter

Për një sajt të parë që duket profesional.

7,99 €/muaj

ose 71,91 €/vit · 3 muaj falas

  • 25 kredite AI në muaj
  • Deri në 1 sajt
  • Adresë falas emri.sajti + SSL
  • Domeni yt (p.sh. emri.al) + SSL falas
  • Formular kontakti dhe mesazhet në panel
  • SEO, sitemap dhe pamje paraprake sociale
  • Redaktim teksti falas, pa kredite
  • Aplikacione me të dhëna: deri në 2000 regjistrime
  • Pa shenjën e Krijo
Zgjidh

Biznes

Për agjenci dhe biznese me shumë sajte.

29,99 €/muaj

ose 269,91 €/vit · 3 muaj falas

  • 100 kredite AI në muaj
  • Deri në 10 sajte
  • Adresë falas emri.sajti + SSL
  • Domeni yt (p.sh. emri.al) + SSL falas
  • Formular kontakti dhe mesazhet në panel
  • SEO, sitemap dhe pamje paraprake sociale
  • Redaktim teksti falas, pa kredite
  • Ekip: deri në 10 anëtarë për sajt
  • Aplikacione me të dhëna: deri në 50 000 regjistrime
  • Pa shenjën e Krijo
Zgjidh

Të duhen më shumë? 20 kredite shtesë për 4,99 €, pa abonim. Kreditet e blera nuk skadojnë.

Pyetje të shpeshta

Si funksionon?

Shkruan me fjalët e tua çfarë bën biznesi yt. AI-ja harton faqen, shkruan tekstet në shqip, zgjedh ngjyrat dhe përgatit SEO-n. Pastaj e ndryshon duke biseduar: “shto orarin”, “bëje më të errët”, “shto një faqe për çmimet”.

Çfarë janë kreditet AI?

Kreditet paguajnë punën e AI-së: ndërtimin e sajtit dhe ndryshimet me bisedë. Nuk ka çmim fiks: një ndryshim i vogël kushton pak, një ridizajn më shumë, dhe kostoja shfaqet nën çdo përgjigje. Për ndryshimet zgjedh cilësinë: “I shpejtë” është më i liri. Redaktimi i tekstit me dorë është gjithmonë falas. Me regjistrim merr 20 kredite falas.

A mund të përdor domenin tim?

Po. Çdo sajt merr një adresë falas me SSL, dhe në planet me pagesë lidh domenin tënd (p.sh. emri.al). HTTPS aktivizohet automatikisht.

Sa zgjat ndërtimi?

Zakonisht disa minuta. E sheh progresin gjatë kohës që punon.

A marr mesazhet nga formulari?

Po. Çdo sajt ka formular kontakti që punon. Mesazhet ruhen në panelin tënd.

A është i dukshëm në Google?

Çdo sajt i publikuar ka titull, përshkrim, të dhëna të strukturuara (schema.org) dhe hyn në sitemap-in e platformës. Përmbajtja është në HTML të thjeshtë, që Google e lexon menjëherë.

Mund ta anuloj abonimin?

Po, në çdo kohë nga faqja e llogarisë. Kreditet që ke blerë mbeten të tuat.